Rreth Nesh

rrethnesh

Me një eksperiencë 7-vjeçare, “Trevis Travel & Tours” operon me sukses në tregun shqiptar të turizmit.

Agjensia jonë u krijua në vitin 2010 dhe që atëherë ofron të gjitha shërbimet për udhëtimet dhe pushimet e klientëve tanë. 

BILETAT

“TREVIS TRAVEL & TOURS” bashkëpunon me të gjitha kompanitë ajrore ndërkombëtare, duke ofruar të gjitha zgjidhjet komode dhe ekonomike per të udhëtuar në të gjitha vendet e botës.

Jo vetëm udhëtimet ajrore. Në agjensinë tonë do të gjeni edhe opsionet për të udhëtuar edhe me mjetet të tjera drejt destinacioneve që dëshironi.

“TREVIS TRAVEL & TOURS” është partnere e të gjitha kompanive detare që operojnë në Shqipëri, si dhe me kompanitë që ofrojnë udhëtimet me autobuzë nga Shqipëria drejt Italisë, Gjermanisë dhe Greqisë.

PUSHIMET

Në agjensinë tonë do të gjeni të gjitha ofertat që kërkoni për pushimet tuaja të ëndrrave.

Në çdo periudhë të vitit, “TREVIS TRAVEL & TOURS” do t’iu drejtojë drejt destinacioneve për pushime të paharrueshme me rezervime hotelesh dhe paketa turistike në të gjitha vendet e botës.

UDHETIMET TURISTIKE

Udhëtimet turistike janë një specialitet i “TREVIS TRAVEL & TOURS”.

Agjensia jonë operon me sukses, duke organizuar udhëtime në pikat turistike të Shqipërisë dhe në të gjithë Europën.

Udhëtimet e pelegrinazhit drejt vendit të shenjtë në Medjugorje, ato historike drejt Italisë dhe Greqisë, por edhe ato për sportet dimërore kanë lënë të kënaqur qindra grupe turistike. 

SIGURACIONE

Kompania jonë bashkëpunon gjithashtu me të gjitha kompanitë e sigurimeve që operojnë në Shqipëri.

Ju mund të zgjidhni të siguroni jetën në udhëtim, por të prisni edhe sigurimin e makinës tuaj në agjensinë tonë, duke kursyer para dhe kohën tuaj.